Trajnimi HERO – Human Rights Education Opportunities është mbajtur në qytetin Karlovac të Kroacisë nga data 03-10 Gusht. Ky trajnim mblodhi të rinjë nga 15 vende të ndryshme nga Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor. Organizatë partnere nga Kosova ishte OJQ THY, e cila u përfaqësua nga dy pjesëmarrës: Ylber Reçica dhe Endrit Elezkurtaj, të cilët gjatë këtij trajnimi kanë arritur që të trajtojnë shumë tema që ndërlidhen me të drejtat e njeriut.

Ndërgjegjësimi i të rinjve mbi të drejtat e njeriut është një parim mbi të cilin, të gjithë ne duhet të jemi zë i fuqishëm i vetëdijësimit dhe promovimit të tyre. Kjo arrihet duke promovuar të drejtat e njeriut dhe i mbrojtur ato. Këto vlera e kanë pasqyruar këtë trajnim, i cili ka pasur për qëllim që të pasqyrojë të drejtat e njeriut në 15 shtete të ndryshme nga pikëpamja apo perspektiva e të rinjve.

Synimet tona si pjesëmarrës në këtë trajnim kanë qenë që të arrijmë të marrim sa më shumë informacione dhe mësime rreth kësaj teme dhe këto mësime t€™i bartim në mesin e të rinjve.

Gjatë aktiviteteve të zhvilluara arritëm që të reflektojmë në situata të ndryshme, ku pjesëmarrësit ndanë me ne edhe situata kur të drejtat e tyre janë shkelur dhe nuk janë respektuar. Kjo na lë të kuptojmë që edhe sot e kësaj dite ekzistojnë shumë raste të mos respektimit të të drejtave të njeriut edhe nga vende demokratike. Kërkimi i të drejtave tona duhet të jetë pjesë e pandashme në mënyrë që të zhvillojmë një ambient të shëndetshëm për jetesë. Ky pra ka qenë edhe misioni kryesorë i këtij trajnimi të mbajtur.

Sipas kësaj, ky trajnim ka arritur që njëzëri të hartojë dhe unifikoj zërin e të rinjve në promovimin dhe respektimin e të drejtave të njeriut, ku është hartuar një kod i mirësjelljes. Ky kod do të shërbej për të gjitha organizatat partnere të cilat punojnë me të rinj të jenë promovues dhe të kujdesen në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Trajnimi ka qenë i bazuar në metodologjinë e edukimit joformal. Pjesëmarrësit patën mundësinë të punojnë individualisht dhe në grupe të vogla përmes metodave krijuese dhe ndërvepruese, të tilla si aktivitete ku kemi luajtur në role,  forum teatër, zhvillimin e debateve, prezantime të ndryshme në ekip, kërkime, diskutime etj. Për ne si pjesëmarrës praktikat e ndjekura gjatë këtij trajnimi kanë qenë shumë të dobishme dhe frytdhënëse, sepse kemi arritur të mësojmë metoda të reja mbi edukimin joformal e të cilat do ti realizojmë më të rinjtë e organizatës sonë.

Trajnimi HERO ka qenë një mundësi e jashtëzakonshme për ne, e cila na ka mundësuar që të jemi pjesë e një grupit prej shumë shtetesh të cilët kanë ndarë praktika të ndryshme dhe kemi krijuar një rrjetëzim mes nesh dhe organizatave të ndryshme. E gjithë kjo përvojë e bukur dhe shumë e dobishme është mundësuar nga OJQ THY dhe mbështetur nga Programi ERASMUS +.

Një falënderim i veçantë shkon për organizatën nikoqire Carpe Diem dhe trajnerët e tyre, të cilët për asnjë çastë nuk kanë hezituar që të ndajnë përvojat e tyre dhe të jenë me ne. Po ashtu e falënderojmë organizatën THY për mundësinë e dhënë.

Shkruar nga: Ylber Reçica dhe Endrit Elezkurtaj

Leave a Reply