FTESË PËR OFERTË

Subjekti Furnizim me pajisje teknologjike për Qendrën për Mësimin dhe Arsimimin e të Rinjve dhe të Rriturve
Klienti OJQ THY
Lokacioni Rr. Ismet Jashari Kumanova, Nr. 106, 20000 Prizren, Republika e Kosovës
Afati për aplikim 15.02.2024
Kontakti në e-mail: info@ojqthy.org

INFORMACIONE TË PËRGJITHSHME

OJQ “THY” është organizatë joqeveritare dhe jofitimprurëse e cila ka për qëllim të kontribuojë në drejtimin e energjisë rinore duke inkurajuar tolerancën dhe mirëkuptimin në mes rinisë, duke promovuar bashkëpunimin, komunikimin dhe integrimin me të rinjtë në Evropë. OJQ THY do të themelojë qendrën e parë për mësimin dhe arsimimin e të rinjve dhe të rriturve në Kosovë, bazuar në modelin e shkollave popullore gjermane, projekt ky i financuar nga DVV International.


Për themelimin e qendrës së lartpërmendur, OJQ THY ka nevojë të sigurojë pajisje teknologjike. Me këtë rast, ju bëjmë thirrje për ofertë për pajisjet në tërësi apo të pjesshme:

Nr Kategoria Sasia Karakteristikat
1. Laptopë 12 16GB RAM, 512GB SSD, së paku 15 inch, Usb ports 2.0 and USB 3.0
2. Kondicioner 1 Kapaciteti 18 BTU, Funksioni: Ngrohje/Ftohje, Kursimi i Energjisë në Ngrohje: A+ / Ftohje: A++, Instalimi: mural, Lloji i gazit: Ekologjik
3. Printer 1 Printer multifunksional 3 ne 1: printim, skaner dhe fotokopje,
printim me ngjyra dhe bardh e zi, lidhje me Wifi, eko-miqësore
dhe efiçente, ekran LCD, formati duplex: printim në të dyja faqet,
formatet e printimit: A3, A4, shpejtësi të lartë printimi
4. TV Inteligjent (Smart TV) 1 Flat Smart TV, Display diagonal: 139.7 cm (55″) LED rezulucioni
3840 x 2160 pixels HD type: 4K Ultra HD, Sistem Operativ
Android. Mbështet HDMI 2.1, VRR dhe Freesync, Wi-Fi, Ethernet
LAN, mbështetet dhe ofertohet së bashku me mekanizmin
lëvizës (me rrota)
5. SD Memory Card 1 256GB, V30, SDXC Memory Card, High Speed 4k, Ultra HD UHD
Video kompatibile me Canon, Nikon, Sony, Pentax, Kodak,
Olympus, Panasonic Digital Camera with one mini case SD, SDXC
6. Tabelë e bardhë shkrimi 1 Përmasat: 120×200, sipërfaqe me qëndrueshmëri të gjatë dhe që
fshihet lehtë me fshirëse të thatë, Montimi: në mur
7. Tabelë e bardhë shkrimi lëvizëse 2 Përmasat: 60×90, me këmbë, sipërfaqe me qëndrueshmëri të
gjatë dhe që fshihet lehtë me fshirëse të thatë
8. Aparat për ujë 1 Fuqia e ngrohjes: 420W, Fuqia e ftohjes: 100W, Kapaciteti i
ngrohjes: 4.0 L/h, Kapaciteti i ftohjes: 2.5 L/h, Rezervuari me ujë
të ngrohtë: 1.1 l, Rezervuari me ujë të ftohtë: 3.68 l,
Temperatura e ujit të ngrohtë: 85-95 °C, Temperatura e ujit të
ftohtë 5-10 °C, Dimenzionet e përafërta: 104x31x36 cm

KORNIZA KOHORE: 07.02.2024 – 15.02.2024

Furnizimi me pajisje do të fillojë menjëherë pas nënshkrimit të kontratës së shërbimeve në mes të OJQ
THY dhe kompanisë së përzgjedhur. Mënyra e pagesës do të përcaktohet qartë në kontratën e nënshkruar nga të dyja palët. Transporti i pajisjeve deri në zyrat e OJQ THY duhet të përfshihet në çmimin e ofertuar.

Ofertuesi së bashku me ofertën duhet të dorëzojë:

  • Certifikatën e regjistrimit të biznesit
  • Çmimet duhen të kuotohen në euro
  • Oferta duhet të jetë e nënshkruar dhe e vulosur dhe në letër me logo zyrtare të kompanisë
    ofertuese
  • Oferta duhet te jetë e specifikuar me çmime të ndara sipas pajisjeve
  • Në ofertë të ceket garancioni i pajisjes dhe afati i dorëzimit të pajisjeve
  • Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë së paku 10 ditë nga data e mbylljes së Ftesës për Ofertë

Ofertat e dorëzuara pa çmime të specifikuara, pa dokumentet e kërkuara më lart si dhe jashtë afatit të
përcaktuar nuk do të merren parasysh.

Ofertat e dorëzuara pa çmime të specifikuara, pa dokumentet e kërkuara më lart si dhe jashtë afatit të
përcaktuar nuk do të merren parasysh.

Kriteret e përzgjedhjes së ofertës janë si vijon:

  1. Plotësimi i specifikacionit të kërkuar
  2. Afati i garancionit më i gjatë
  3. Pas plotësimit të specifikacionit: Çmimi më i volitshëm

Ofertuesi i përzgjedhur, para nënshkrimit të kontratës duhet të paraqesë prova se personi përgjegjës dhe pronari i biznesit nuk janë nën hetime për vepra penale, si dhe vërtetimin tatimor.

SHPREHJA E INTERESIMIT PËR APLIKIM
Dokumentacioni i kompletuar duhet të dorëzohet në këtë email adresë: info@ojqthy.org, jo më larg se
15 shkurt 2024, ora 16:00. Çdo formë tjetër e dorëzimit të ofertave do të konsiderohet e papranueshme.

Leave a Reply