Subjekti: Furnizim me mobilje për Qendrën për Mësimin dhe Arsimimin e të Rinjve dhe të Rriturve 
Klienti: OJQ THY 
Lokacioni: Rr. Ismet Jashari Kumanova, Nr. 106, 20000 Prizren, Republika e Kosovës 
Afati për aplikim: 10.03.2024 
Kontakti në e-mail: info@ojqthy.org 

INFORMACIONE TË PËRGJITHSHME 

OJQ “THY” është organizatë joqeveritare dhe jofitimprurëse e cila ka për qëllim të kontribuojë në drejtimin e energjisë rinore duke inkurajuar tolerancën dhe mirëkuptimin në mes rinisë, duke promovuar bashkëpunimin, komunikimin dhe integrimin me të rinjtë në Evropë. OJQ THY do të themelojë qendrën e parë për mësimin dhe arsimimin e të rinjve dhe të rriturve në Kosovë, bazuar në modelin e shkollave popullore gjermane, projekt ky i financuar nga DVV International.  

Për themelimin e qendrës së lartpërmendur, OJQ THY ka nevojë të sigurojë pajisje për zyrë dhe klasa. Me këtë rast, ju bëjmë thirrje për ofertë për pajisjet në tërësi apo të pjesshme: 

1. Dollapë  2 COPË Përmasat: 120cm gjerësia x 200 cm lartësia x 40cm thellësia (Dollapet të mbyllen me celës, një pjesë e hapur – raft për libra)  
1 COPË Përmasat: 86cm gjerësia x 247cm lartësia, 27.5cm thellësia 
1 COPË Përmasat: 1.40 gjerësia x 90cm lartësia, 30cm thellësia 
1 COPË Dollapë me ndarje të cilat mbyllen me celës 
2. Raftë Raftë ndarës për libra 

KORNIZA KOHORE:  01.03.2024 – 10.03.2024 

Furnizimi me pajisje do të fillojë menjëherë pas nënshkrimit të kontratës së shërbimeve në mes të OJQ THY dhe kompanisë së përzgjedhur. Mënyra e pagesës do të përcaktohet qartë në kontratën e nënshkruar nga të dyja palët. Transporti dhe montimi i pajisjeve deri në zyrat e OJQ THY duhet të përfshihet në çmimin e ofertuar.  

Ofertuesi së bashku me ofertën duhet të dorëzojë: 

  • Certifikatën e regjistrimit të biznesit 
  • Çmimet duhen të kuotohen në euro 
  • Oferta duhet të jetë e specifikuar me çmime të ndara sipas pajisjeve 
  • Në ofertë të ceket garancioni i pajisjes 
  • Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë  së paku 7 ditë nga data e mbylljes së Ftesës për Ofertë 

Ofertat e dorëzuara pa çmime të specifikuara si dhe jashtë afatit të përcaktuar nuk do të merren parasysh.  

Kriteret e përzgjedhjes së ofertës janë si vijon: 

  1. Plotësimi i specifikacionit të kërkuar 
  1. Afati i garancionit më i gjatë 
  1. Pas plotësimit të specifikacionit: Çmimi më i volitshëm 

SHPREHJA E INTERESIMIT PËR APLIKIM 

Dokumentacioni i kompletuar duhet të dorëzohet në email adresën: info@ojqthy.org ose në zyret e OJQ THY, në adresën: rr. Ismet Jashari Kumanova, nr. 106, Prizren, jo më vonë se 11 mars 2024, ora 16:00.

Leave a Reply