Programi “YouVolution Junior” synon të forcojë trajnimin në një cikël të plotë duke përdorur metoda të ndryshme dhe shumë tërheqëse të edukimit joformal, aktive për fëmijët tanë që nga viti 2023. Gjatë këtij cikli synohet të praktikohen metoda të ndryshme që nxisin zhvillimin e aftësi të ndryshme si: komunikim efektiv, bashkëpunim, të menduarit kritik dhe krijues, si dhe punë në grup. Ky program përfshin gjashtë module të ndryshme. Mundësinë për të marrë pjesë në këtë program do ta kenë nxënësit e shkollave fillore të klasave të 6-ta dhe të 5-ta./span>
Temat e trajtuara janë:
- Moduli I: Mirësevini, njohja me njëri-tjetrin dhe socializimi.
- Moduli II: Komunikimi.
- Moduli III: Arsimi joformal.
- Moduli IV: Udhëheqja.
- Moduli V: Punë në grupe.
- Moduli VI: Aktivitetet mbyllëse dhe reflektimi.