Shpallje për pozitë të lirë të punës

PozitaAsistent/e i/e Projektit  
Periudha e punësimit (Prej – Deri)Tetor 2024 – 31 Gusht 2025
LokacioniPrizren

OJQ THY shpall konkurs për vend të lirë të punës në pozitën Asistent/e Projektit. OJQ THY është Organizatë Jo-Qeveritare që vepron në Kosovë dhe synon të fuqizojë të rinjtë dhe të rriturit përmes ofrimit të mundësive për zhvillim personal dhe profesional, duke mbështetur përfshirjen sociale, inovacionin, dhe pjesëmarrjen aktive në shoqëri

Asistenti/ja e projektit është përgjegjës/e për të kryer detyra në realizimin e aktiviteteve të projektit që menaxhohet nga OJQ THY.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Mbështet ekipin gjatë planifikimit, zbatimit dhe monitorimit të aktiviteteve ditore të projektit me qëllim të arritjes së rezultateve
  • Bën aranzhimet logjistike me qëllim të zbatimit të shpejtë dhe efektiv të aktiviteteve të projektit;
  • Mbështet arkivimin e dokumenteve të financave, prokurimit dhe dokumenteve tjera administrative të projektit;
  • Përgjegjës/e për përcjelljen e vazhdueshme të zbatimit të aktiviteteve, çështjeve administrative në përgjithësi, të tilla si regjistrimi i dosjeve dhe mirëmbajtja e të dhënave dhe dosjeve të projektit;
  • Përgjegjës/e për nxitjen dhe koordinimin e aktivitetete/fushatave të avokimit;
  • Prezanton projektin te palët e interesit dhe ndërton bashkëpunime e partneritete strategjike me komunitetin dhe përfituesit e projektit, përfshirë përgatitjen e raporteve dhe promovimin e vazhdueshëm të aktiviteteve;
  • Mbështet Menaxherin/en e projektit në përgatitjen e raporteve narrative dhe financiare;
  • Identifikon dhe propozon aktivitete të reja për projekt si dhe identifikon mundësi të reja;
  • Kryen detyra të tjera që ndërlidhen me Organizatën dhe që mund të caktohen nga Menaxhmenti;

Kualifikimi dhe përvoja:

  • Diplomë e studimeve bazike (Bachelor) në Menaxhim të Biznesit, Ekonomik, Juridik, Shkenca Sociale apo fusha të ngjashme;
  • Përvojë pune me organizata të shoqërisë civile;
  • Aftësi të shkëlqyera organizative;
  • Përvojë në komunikim me palë të ndryshme të interesit;
  • Shkathtësi të mira të komunikimit dhe prezantimit;
  • Gatishmëri për punë në ekip, angazhime të here pas hershme edhe në terren si dhe për punë nën presion të kohës dhe afateve që kërkohen nga projekti;
  • Njohje e shkëlqyeshme e gjuhës shqipe dhe angleze në të folur dhe në të shkruar. Ndërsa aftësitë e njëjta në gjuhët lokale do të konsiderohen përparësi;
  • Njohje e mirë e punës me kompjuter, veçanërisht e pakos së MS Office (Word dhe Excel);
  • Pëparësi kanë personat me përvojë pune në asistimin e realizimit të projekteve për të rinjtë.

Asistenti/ja raporton tek Menaxherja e Zyrës.

Orari i punës

Asistenti/ja ka orar të plotë të punës prej 8 orëve në organizatë.

Kompensimi

Kompensimi i asistentit/es bëhet konform kontratës së punës dhe mund të ndryshohet apo të modifikohet varësisht prej rezultateve të vlerësimit të performancës.

Si të aplikohet

Aplikimi bëhet përmes postës elektronike në adresën info@ojqthy.org me subjekt “Aplikim për Asistent të Projektit” më së largu deri me 28.09.2024, në ora 16.00, duke dorëzuar CV-në, letrën motivuese si dhe dokumentet tjera shtesë të cilat e kompletojnë profilin tuaj profesional.

Vetëm kandidatët(et) e përzgjedhur(a) në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë. Në mungesë të aplikacioneve të përshtatshme, OJQ THY mban të drejtën që të mos përzgjedhë asnjë nga kandidatët(et) e paraqitur(a).

Leave a Reply