“Entrepreneurial Mindset through Social Innovation on Youth Work”, ishte një projekt afatgjatë (01/12/2018 – 31/07/2021) ku përfshiheshin 8 organizata rinore nga BE dhe BB. Ai ka përfshirë organizata partnere nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut (ish-IRJM), Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Rumania, Turqia dhe Kosova, të interesuara për të rritur më tej kapacitetet e tyre në kuadër të punës rinore dhe kompetencave në temat e edukimit për sipërmarrjen dhe inovacionit social. Mbi 1000 të rinj në nivel lokal dhe evropian kanë marrë pjesë në pjesë të ndryshme të projektit të cilat ndihmuan në rritjen e kompetencave të tyre në edukimin për sipërmarrjen dhe temat e inovacionit social.