OJQ THY është ne kërkim të një instruktori/e të pasionuar dhe të aftë joge për të bashkëpunuar me ne.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Planifikimi dhe drejtimi i orëve të jogas të përshtatshme për të rinjtë dhe të rriturit;
- Kultivimi i një atmosferë pozitive dhe gjithëpërfshirëse që inkurajon vëmendjen, vetëdijen dhe rritjen personale;
- Ofrimi i udhëzimeve të qarta dhe të thjeshta për lëvizjet e trupit për të siguruar formën e duhur të pjesëmarrësve;
- Zhvillimi dhe zbatimi i programeve që janë në përputhje me objektivat e Qendrës, duke përfshirë hartimin dhe zhvillimin e kurrikulës;
- Pjesëmarrja aktive në takime të stafit që kanë për qëllim përmirësimin e suksesit të studentëve dhe përmirësimin e kualitetit të shërbimeve të Qendrës.
Kandidati\ja duhet të plotësojë këto kritere:
- Përvojë në joga dhe/ose pilates
- Njohje e filozofisë së jogës dhe anatomisë
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërveprimi
- Fleksibilitet për të mësuar një gamë të ndryshme formati dhe orari të klasave, duke përfshirë edhe pasdite dhe fundjavë.
Mënyra e aplikimit
Të interesuarit/at duhet të paraqesin një CV dhe një letër motivuese në email adresën info@ojqthy.org
Konkursi mbetet i hapur nga data 25 prill 2024 deri më 10 maj 2024, në ora 16:00.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe vetëm kandidatët që do të përzgjedhen në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë. Përmes këtij aplikimi, kandidati/ja autorizon OJQ THY të mbledhin, verifikojnë dhe përpunojnë të dhënat personale për qëllimin e mundshëm të angazhimit nga OJQ THY.