Në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë në vend të festimit, neve edhe sivjet na duhet të përballemi me mungesë të hapësirave dhe aktiviteteve rinore që do të ndihmonin në zhvillimin e tyre personal dhe profesional.

Të rinjtë duan më shumë mundësi, aktivitete dhe pjesëmarrje aktive në vendimarrje.

Sipas të dhënave Prizreni ka rreth 50.000 të rinjë, ku shumica e tyre e kalojnë kohën e tyre të lirë nëpër kafene.
Edhe në Vlerësimin mbi nevojat e të rinjve në Komunën e Prizrenit më shumë se 90% e të rinjve të intervistuar, janë përgjigjur se komuna definitivisht ka nevojë për një hapësirë për të rinjtë.

Leave a Reply