Organizata gjermane e cila vepron në Kosovë – Institut für Internationale Zusammenarbeit des Deutschen Volkshochschul-Verbandes e.V. (DVV International), shpall të hapur thirrjen për aplikim për poziten e punës: Llogaritare dhe Administratore, e Qendrës Rinore dhe Arsimit për të Rritur në (QRARr) në Prizren e cila do të veproj në kuadër të OJQ THY.
Kontrata e punës do të jetë nga 01.10.2023 deri më 31.12.2024. Thirrja për aplikim mbetet e hapur nga dita e publikimit deri më datën 29.09.2023. Orari i punës do të jetë 5 ditë në javë / 6 orë në ditë (120 orë në muaj) ndërsa paga mujore është 620.00 EUR bruto.
Detyrat e parapara për pozitën në fjalë janë:
- Organizimi i takimeve/ngjarjeve dhe menaxhimi i kalendarëve për Menaxherin/en e QRARr-Prizren;
- Monitorimi i listave të pjesëmarrësve në trajnime / kurse, dhe ngjarje tjera të organizuara nga OJQ THY;
- Përgatitja e materialeve të punës për pjesëmarrësit, trajnerët, drejtuesit e kurseve, seminareve dhe administratën (kopje, dosje, mjete moderimi, mjete teknike, etj.);
- Kontrollimi dhe kryerja e pagesave/dhe monitorimi i procesimit të transfertave;
- Mbajtja e regjistrit të pagesave, fluksi i parasë dhe protokolli i inventarit të parasë, raportimi mujor i gjendjes së parasë tek Drejtori i OJQ THY;
- Përgaditja e të gjitha dokumenteve përkatëse për kontabilitetin financiar mujor dhe vjetor (lista seminarike, listat e inventarit, certifikatat e transfertave, miratimet, kontratat, etj.);
- Përgaditja e raporteve financiare mujore dhe vjetore të QRARr respektivisht OJQ THY;
- Mbështetja e drejtorit të QRARr në planifikimin vjetor të buxhetit dhe të gjitha detyrat e tjera që lidhen me projektin nga fusha e planifikimit financiar dhe kontabilitetit;
- Mirëmbajtja dhe përditësimi i uebfaqes dhe rrjeteve sociale të OJQ THY;
- Krijimi dygjuhësh i artikujve për uebfaqen dhe rrjete sociale (shqip dhe anglisht);
- Menaxhimi, komunikimi dhe marrëdhëniet me mediat,;
- Përgatitja e konferencave për shtyp nëse për to paraqitet nevoja gjatë zbatimit të aktiviteteve të QRARr-Prizren;
- Detyra tjera të lidhura me zbatimin e projekteve/aktiviteteve brenda dhe jashtë vendit, të QRARr-Prizren në dakordim me Drejtorin e –OJQ THY.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- CV-personale (në gjuhën angleze) dhe letër reference nga punëdhënësit e mëparshëm;
- Diplomë Universitare – së paku niveli Bachelor;
- Dëshmi e punës për përvojën së paku 3 vjeçare, në fushën e administrimit dhe financave;
- Të ketë njohuri të dëshmuara për përvojen e tij/saj të edukimit në komunitet;
- Njohja e mirë e gjuhës shqipe dhe gjuhës angleze është e domosdoshme (njohja e gjuhëve tjera zyrtare në Komunën e Prizrenit është përparësi);
Të gjithë/a të interesuarit/rat për këtë pozitë pune, obligohen që paraprakisht të dërgojnë një CV-personale në gjuhën angleze / me foto përmes postës elektronike:
ralija@dvv-international-ks.orgdheinfo@ojqthy.org në subjekt “Aplikim pune – Llogaritare dhe Administratore. Pas analizimit dhe selektimit të CV-ve të pranuara – përfaqësuesi i DVV International në Kosovë, së bashku me përfaqësuesin e OJQ THY do të organizojnë intervistimin e së paku tre aplikuesve (të përzgjedhur për listen e ngushtë).
Personat të cilët do të ftohen në intervistim, duhet të marrin me vehte tërë dokumentacionin origjinal, për të dëshmuar njohurit dhe përvojën e tyre paraprake gjatë intervistimit.