Organizata gjermane e cila vepron në Kosovë – Institut für Internationale Zusammenarbeit des Deutschen Volkshochschul-Verbandes e.V. (DVV International), shpall konkurs për pozitën – Menaxher/e e Qendrës Rinore dhe Arsimit për të Rritur (QRARr) në Prizren (QRARr/ Prizren ).
Kjo qendër do të veproj në kuadër të OJQ THY.Kontrata e punës do të jetë nga 01.10.2023 deri më 31.12.2024. Thirrja për aplikim mbetet e hapur nga dita e publikimit deri më datën 29.09.2023.
Orari i punës do të jetë 5 ditë në javë / 6 orë në ditë (120 orë në muaj) ndërsa paga mujore është 1000.00 EUR bruto.
Detyrat e parapara të punës për pozitën në fjalë janë:
- Përfaqësimi i interesave të QRARr-Prizren respektivisht OJQ THY pranë organeve të qeverisjes lokale në Prizren, OJQ-ve, OSHC, organizatave të bashkëpunimit për zhvillim, delegacioneve të donatorëve në terren dhe autoriteteve publike të të gjitha llojeve, në koordinim dhe dakordim me Drejtorin Ekzekutivtë OJQ THY – Prizren;
- Planifikimi, menaxhimi , dhe raportimi tek Drejtori Ekzekutiv i OJQ THY dhe DVV International – zyra në Kosovë, për të gjitha projektet /aktivitetet e QRARr-Prizren, në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit (MM) dhe kontratat e nënshkruara nga DVV International në Kosovë dhe OJQ THY në Prizren;
- Përgjegjësia e përgjithshme financiare dhe administrative për QRARr- Prizren, në koordinim me Drejtorin Ekzekutiv të OJQ THY, kur kemi të bëjmë me rrjedhën e parasë, monitorimin e buxhetit dhe zbatimin e të gjitha përcaktimeve specifike (regjistrimi, ligji i punës, tarifat sociale, tatimet, sigurimi, etj.);
- Roli i/e eprorit/es në çështjet disiplinore dhe / ose të veçanta për personelin e zyrës së (QRARr -Prizren ), dhe mirëmbajtjen e rrjeteve dhe shkëmbimin e njohurive specifike në komunën e Prizrenit dhe më gjërë, si dhe zhvillimin strategjik të punës, përfshirë hulumtimin dhe zhvillimin e metodologjive të projektit midis donatorëve;
- Komunikimin e rregullt me drejtorin e zyres vendore DVV International për Kosovë dhe në koordinimin me Drejtorin Ekzekutiv dhe Bordin Drejtues të OJQ THY për të gjitha çështjet kryesore që kanë të bëjnë me menaxhimin e projektit dhe stafit tëQRARr-Prizren.
- Detyra tjera të përcaktuara nga Drejtori Ekzekutiv i OJQ THY.
Dokumentet e nevojshme për aplikim;
- CV-personale (në gjuhën angleze) dhe letër reference nga punëdhënësit e mëparshëm;
- Diplomë Universitare (së paku Master) .
- Dëshmi e punës për përvojën së paku 3 vjeçare, në fushën e menaxhimit në edukim;
- Dëshmi e punës për përvojën së paku 3 vjeçare, në fushën e Arsimit për të Rritur / mësimit gjatë gjithë jetës, ose edukimit në komunitet;
- Njohja e mirë e gjuhës shqipe dhe gjuhës angleze është e domosdoshme (njohja e gjuhëve tjera zyrtare në Komunën e Prizrenit është përparësi);
Të gjithë/a të interesuarit/rat për këtë pozitë pune, obligohen që paraprakisht të dërgojnë një CV-personale në gjuhën angleze / me foto përmes postës elektronike në:
ralija@dvv-international-ks.orgdheinfo@ojqthy.orgnë subjekt “Aplikim pune – Menaxher/e e QRARr Prizren. Pas analizimit dhe selektimit të CV-ve të pranuara – përfaqësuesi i DVV International në Kosovë, së bashku me përfaqësuesin e OJQ THY , do të organizoj intervistimin e së paku tre aplikuesve (të përzgjedhur për listën e ngushtë).
Personat të cilët do të ftohen në intervistim, duhet të marrin me vehte tërë dokumentacionin origjinal, për të dëshmuar njohurit dhe përvojën e tyre paraprakegjatë intervistimit.