Në kuadër të hapjes së Qendrës së parë për Arsimimin dhe Edukimin e të Rinjve dhe të Rriturve në Prizren, OJQ THY shpall konkurs për pozitën Trajner/e. 

Pozita: Trajner/e për Gjuhë Angleze 

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Zhvillimi dhe zbatimi i programeve që janë në përputhje me objektivat e Qendrës, duke përfshirë hartimin dhe zhvillimin e kurrikulës, materialeve dhe vlerësimeve; 
  • Planifikimi dhe përgatitja e materialeve mësimore të cilat mundësojnë mësimin aktiv; 
  • Shënimi i raporteve mujore mbi progresin e studentëve; 
  • Caktimi dhe vlerësimi i punës në klasë, detyrave dhe testeve; 
  • Pjesëmarrja aktive në takime të stafit që kanë për qëllim përmirësimin e suksesit të studentëve, përmirësimin e kualitetit të shërbimeve të Qendrës. 

 Kandidati\ja duhet të plotësojë këto kritere: 

  • Diplomë universitare në fushën relevante në pozitën në fjalë 
  • 2 vite përvojë punë në trajnime dhe ligjërim me metodologjitë e edukimit joformal 
  • Trajnime dhe certifikata në fushën përkatëse 
  • Të ketë shkathtësi të mira komunikimi dhe prezantimi  
  • Të jetë i/e motivuar, profesional/e dhe të ketë qasje pozitive 
  • Të jetë fleksibil/e dhe kreativ/e 
  • Aftësi për punë ekipore

Pozita: Trajner/e për Marketing Digjital 

Detyrat dhe përgjegjësitë 

  • Ofrimi i kurseve në temat e marketingut digjital; 
  • Zbatim praktik i koncepteve të marketingut digjital; 
  • Ofrimi i sesioneve demonstruese për studentët; 
  • Ofrimi i aftësive dhe njohurive që u nevojiten studentëve për të qenë të gatshëm për punë në sektorin privat dhe publik; 
  • Monitorimi i përparimit të studentëve dhe dhënia e rekomandimeve; 
  • Vlerësimi dhe përmirësimi i vazhdueshëm i programit të trajnimit bazuar në reagimet e studentëve dhe tendencat e industrisë 

 Kandidati\ja duhet të plotësojë këto kritere: 

  • 2 vite përvojë pune në Marketing Digjital 
  • Njohuri të strategjive dhe taktikave të marketingut digjital, si dhe mjete dhe platforma të ndryshme të marketingut digjital 
  • Aftësi të shkëlqyera prezantimi dhe trajnimi 
  • Aftësi për të krijuar dhe zbatuar fushata të marketingut digjital 
  • Njohje e gjuhës angleze 
  • Përvojë pune në qendra ose institucione të ngjashme arsimore (e preferueshme) 
  • Diplomë në marketing, komunikim ose një fushë të ngjashme (e preferueshme) 

Pozita: Trajner/e për Aftësi të buta, Përgatitja e CV dhe Letër Motivimi 

Detyrat dhe përgjegjësitë 

  • Zhvillimi dhe zbatimi i programeve që janë në përputhje me objektivat e Qendrës, duke përfshirë hartimin dhe zhvillimin e kurrikulës, materialeve dhe vlerësimeve; 
  • Ofrimi i sesioneve ndërvepruese për të ndihmuar pjesëmarrësit të zhvillojnë aftësitë në përgatitjen e CV dhe Letër Motivimit; 
  • Ofrimi i këshillave dhe mbështetjes individuale për pjesëmarrësit në zbatimin e aftësive të fituara; 
  • Monitorimi dhe raportimi i suksesit të pjesëmarrësve në procesin e punësimit pas përfundimit të kursit; 
  • Mbështetja e vazhdueshme dhe konstruktive për të ndihmuar pjesëmarrësit në krijimin e dokumenteve të aplikimit. 

 Kandidati\ja duhet të plotësojë këto kritere: 

  • Diplomë në fushë relevante  
  • Përvojë pune në ofrimin e trajnimeve në fushën e aftësive të buta 
  • Aftësi të shquara të komunikimit dhe bashkëpunimit 
  • Njohuri dhe aftësi për të përdorur teknologjinë 
  • Njohuri e mirë e procedurave dhe praktikave të burimeve njerëzore, duke përfshirë aftësinë për të bashkëpunuar me agjencitë e punësimit (e preferueshme) 
  • Certifikime në aftësitë e buta si udhëheqje, komunikim, etj. (e preferueshme) 

Pozita: Trajner/e për Komunikim dhe Prezantim  

Detyrat dhe përgjegjësitë 

  • Zhvillimi dhe zbatimi i programeve për të përmirësuar aftësitë komunikuese dhe prezantuese të kandidatëve; 
  • Përdorimi i metodave të ndryshme, duke përfshirë teknologjinë dhe mjetet e tjera inovative; 
  • Identifikimi dhe përdorimi i strategjive për të thelluar aftësitë e pjesëmarrësve në komunikim verbal dhe joverbal si dhe prezantim; 
  • Vlerësimi i nevojave të pjesëmarrësve dhe përshtatja e programit të trajnimit sipas tyre; 
  • Monitorimi dhe raportimi i përparimit të pjesëmarrësve gjatë dhe pas trajnimit. 

 Kandidati\ja duhet të plotësojë këto kritere: 

  • 2 vite përvojë pune në rolin e trajnerit, me fokus në trajnimin e aftësive komunikuese dhe prezantimit; 
  • Aftësi të shquara komunikimi dhe prezantimi në një ambient profesional; 
  • Njohuri në metodat e trajnimit dhe teknikat e prezantimit; 
  • Aftësi për të identifikuar dhe adresuar nevojat e ndryshme të pjesëmarrësve; 
  • Njohje e mirë në përdorimin e teknologjisë dhe mjeteve të tjera inovative në trajnim; 
  • Diplomë universitare në një fushë relevante; 
  • Certifikime në trajnime ose komunikim (e preferueshme)

Pozita: Trajner/e për Udhërrëfyes Turistik 

Detyrat dhe përgjegjësitë 

  • Zhvillimi i materialeve të kursit, duke përfshirë prezantime dhe ushtrime terreni për zhvillimin e aftësive praktike; 
  • Vlerësimi i studentëve dhe sigurimi që ata marrin feedback konstruktiv për të përmirësuar aftësitë e tyre; 
  • Raportim i rregullt për përparimin e studentëve dhe bashkëpunimi aktiv me stafin dhe organizatat e udhërrëfyesve turistik. 

 Kandidati\ja duhet të plotësojë këto kritere: 

  • Përvojë pune në fushën e turizmit, preferohet përvojë si udhërrëfyes/e turistik ose organizator/e ekskursionesh; 
  • Diplomë universitare në një fushë relevante; 
  • Njohuri në histori dhe kulturë lokale; 
  • Njohuri në hartimin dhe përshtatjen e materialeve didaktike për trajnim, përfshirë përdorimin e teknologjisë në mbështetje të mësimit; 
  • Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit (njohja e  gjuhëve tjera zyrtare në Komunën e Prizrenit është përparësi)

Mënyra e aplikimit 

Të interesuarit/at duhet të paraqesin një CV dhe një letër motivuese si dhe të bashkangjesin dokumentet e mëposhtme: 

  • Diplomë universitare 
  • Dëshmi të përvojës së punës 
  • 2 letër rekomandime nga punëdhënësit/angazhimet e mëparshëm/e 
  • Certifikatat e trajnimeve dhe aktiviteteve tjera të zhvillimit profesional 

CV-të e juaja së bashku me dokumentet e tjera relevante mund t’i dërgoni në adresën elektronike në info@ojqthy.org duke e vendosur në subjekt emrin e pozitës ‘’Aplikim për Trajner/e________’’ 

Konkursi mbetet i hapur nga data 15 shkurt 2024 deri më 29 shkurt 2024, në ora 16:00. 

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe vetëm kandidatët që do të përzgjedhen në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë. Përmes këtij aplikimi, kandidati/ja autorizon OJQ THY të mbledhin, verifikojnë dhe përpunojnë të dhënat personale për qëllimin e mundshëm të angazhimit nga OJQ THY. 

Leave a Reply