FTESË PËR OFERTË

Subjekti Furnizim me mobilje për Qendrën për Mësimin dhe Arsimimin e të Rinjve dhe të Rriturve
Klienti OJQ THY
Lokacioni Rr. Ismet Jashari Kumanova, Nr. 106, 20000 Prizren, Republika e Kosovës
Afati për aplikim 15.02.2024
Kontakti në e-mail: info@ojqthy.org

INFORMACIONE TË PËRGJITHSHME
OJQ “THY” është organizatë joqeveritare dhe jofitimprurëse e cila ka për qëllim të kontribuojë në drejtimin e energjisë rinore duke inkurajuar tolerancën dhe mirëkuptimin në mes rinisë, duke promovuar bashkëpunimin, komunikimin dhe integrimin me të rinjtë në Evropë. OJQ THY do të themelojë qendrën e parë për mësimin dhe arsimimin e të rinjve dhe të rriturve në Kosovë, bazuar në modelin e shkollave popullore gjermane, projekt ky i financuar nga DVV International.

Për themelimin e qendrës së lartpërmendur, OJQ THY ka nevojë të sigurojë pajisje për zyrë dhe klasa. Me këtë rast, ju bëjmë thirrje për ofertë për pajisjet e mëposhtme:

Nr Kategoria Sasia Karakteristikat
1. Karrige për klasa 12 Dizajn ergonomik, lartësi e rregullueshme, materiali: tekstil
2. Karrige për zyrë 4 Dizajn ergonomik, rrotullim 360°, me rregullim të lartësisë së sediljes, materiali: tekstil
3. Karrige pritjeje 4 Elegante dhe statike, materiali: tekstil, mbushja: sfungjer ose shkume fleksibël poliuretani
4. Tavolina për klasa 15 Përmasat: 80cm x 60cm, lartësia 80cm (ngjyra e zezë)
5. Tavolinë mesi 2 Materiali: dru, përmasat: 60cm x 60 cm
6. Dollapë 6 2 COPË Përmasat: 120cm gjerësia x 200 cm lartësia x 40cm thellësia (Dollapat do të kenë një dimension 120 cm gjerësi x 2000 cm lartësi dhe 40cm thellësi, pra secili dollap do ketë 4 ndarje ku 4 nga ndarjet do të jenë të mbyllura me çelës, dollapi duhet të jetë lëvizës pra me rrota bllokuese)
1 COPË Përmasat: 60cm gjerësia x 200cm lartësia x 40cm thellësia (Dollapi do të ketë një dimension 60 cm gjerësi x 50 cm lartësi dhe 40cm thellësi. Dollapi do të ketë 4 ndarje të zbrazëta dhe duhet të jetë lëvizës, pra me rrota bllokuese)
1 COPË Përmasat: 80cm gjerësia x 200cm lartësia 50cm thellësi (Dollapat do të kenë një dimension 80 cm gjerësi x 50 cm lartësi dhe 40cm thellësi, pra dollapi do të ketë 4 dyer, 8 ndarje, dollapat duhet të mbyllen me çelës)
1 COPË Përmasat: 86cm gjerësia x 247cm lartësia, 27.5cm thellësia (Dollapi do të ketë 5 ndarje ku 4 nga to do jenë me 50cm lartësi ndërsa njëri 47 cm lartësi duhet të jetë me çelës, dollapi duhet të jetë statik dhe i hapur)
1 COPË Përmasat: 1.60 gjerësia x 90cm lartësia, 30cm thellësia (Dollapi do të ketë një gjatësi prej 160cm, 90 cm lartësi dhe 30cm thellësi ku do ketë dollape me ndarje diferenciale ku do ketë dollapa me mbyllje dhe një ndarje e zbrazët, dollapi do jetë i vendosur në mur)
7. Raftë 2 Përmasat: 1.80cm lartësia x 0.40cm thellësia x 150cm gjerësia (me rrota) Përmasat: 1.80cm lartësia x 0.40cm thellësia x 50m gjerësia (me rrota)
8. Varëse për rroba 2 175 cm, me bazament në tokë, qëndrueshmëri të lartë

KORNIZA KOHORE: 07.02.2024 – 15.02.2024

Furnizimi me pajisje do të fillojë menjëherë pas nënshkrimit të kontratës së shërbimeve në mes të OJQ
THY dhe kompanisë së përzgjedhur. Mënyra e pagesës do të përcaktohet qartë në kontratën e nënshkruar nga të dyja palët. Transporti i pajisjeve deri në zyrat e OJQ THY duhet të përfshihet në çmimin e ofertuar.

Ofertuesi së bashku me ofertën duhet të dorëzojë:

  • Certifikatën e regjistrimit të biznesit
  • Çmimet duhen të kuotohen në euro
  • Oferta duhet të jetë e nënshkruar dhe e vulosur dhe në letër me logo zyrtare të kompanisë
    ofertuese
  • Oferta duhet te jetë e specifikuar me çmime të ndara sipas pajisjeve
  • Në ofertë të ceket garancioni i pajisjes dhe afati i dorëzimit të pajisjeve
  • Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë së paku 10 ditë nga data e mbylljes së Ftesës për Ofertë

Ofertat e dorëzuara pa çmime të specifikuara, pa dokumentet e kërkuara më lart si dhe jashtë afatit të
përcaktuar nuk do të merren parasysh.

Ofertat e dorëzuara pa çmime të specifikuara, pa dokumentet e kërkuara më lart si dhe jashtë afatit të
përcaktuar nuk do të merren parasysh.

Kriteret e përzgjedhjes së ofertës janë si vijon:

  1. Plotësimi i specifikacionit të kërkuar
  2. Afati i garancionit më i gjatë
  3. Pas plotësimit të specifikacionit: Çmimi më i volitshëm

Ofertuesi i përzgjedhur, para nënshkrimit të kontratës duhet të paraqesë prova se personi përgjegjës dhe pronari i biznesit nuk janë nën hetime për vepra penale, si dhe vërtetimin tatimor.

SHPREHJA E INTERESIMIT PËR APLIKIM
Dokumentacioni i kompletuar duhet të dorëzohet në këtë email adresë: info@ojqthy.org, jo më larg se
15 shkurt 2024, ora 16:00. Çdo formë tjetër e dorëzimit të ofertave do të konsiderohet e papranueshme.

Leave a Reply