Për hartimin e Strategjisë së OJQ THY
OJQ THY shpall thirrje të hapur për angazhimin e një eksperti/e me përvojë për të udhëhequr procesin e hartimit të strategjisë shumëvjeçare të organizatës.
Qëllimi i angazhimit
Qëllimi i kësaj thirrjeje është përzgjedhja e një eksperti/e i/e cili/a do të ofrojë udhëheqje metodologjike dhe përmbajtësore në procesin e zhvillimit të strategjisë së re të OJQ THY, për të forcuar ndikimin dhe qëndrueshmërinë e organizatës në fushat e saj të punës me të rinjtë dhe të rriturit.
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Analiza e dokumenteve ekzistuese të organizatës dhe kontekstit aktual të veprimit
- Hartimi i një plani të detajuar të procesit strategjik, përfshirë përfshirjen e stafit, bordit, partnerëve dhe përfituesve
- Organizimi dhe lehtësimi i takimeve/konsultimeve me aktorët përkatës
- Draftimi i dokumentit strategjik me objektiva të qarta, rezultatet e pritshme, indikatorë dhe plan veprimi
- Prezantimi i dokumentit final për miratim nga organizata
Kualifikimet e kërkuara
- Diplomë universitare në fushat relevante (shkenca sociale, menaxhim organizativ, zhvillim strategjik etj.).
- Përvojë e dëshmuar në hartimin e strategjive
- Njohuri të thella për sektorin e rinisë dhe arsimit joformal në Kosovë
- Aftësi të shkëlqyera analitike dhe komunikuese
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të respektuar afatet
Afati dhe mënyra e aplikimit
Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë:
- CV-në e përditësuar;
- Shembuj të dokumenteve strategjike të hartuara më parë (ose referenca);
- Ofertën financiare;
- Planin e punës së propozuar dhe kohëzgjatjen e angazhimit.
Afati i fundit për aplikim: 06 qershor 2025
Dërgoni aplikimin në: info@ojqthy.org