Nxënësit nga shkolla fillore “Mustafa Bakiu” në Prizren ishin pjesëmarrësit energjik që eksploruan në punëtorinë “Akullthyesit që eksplorojnë”. Përmes lojërave dhe aktiviteteve të ndryshme, pjesëmarrësit kuptuan që komunikimi dhe bashkëpunimi është çelësi i suksesit të punës ekipore. Gjatë punëtorisë, nxënësit patën mundësi të eksplorojnë në mendimet dhe kreativitetin e tyre përmes edukimit joformal. Përpos që fituan njohuri të reja, nxënësit u shndërruan në udhëheqës të vetes dhe të tjerve duke krijuar lidhje të forta dhe me njëri-tjetrin.