Pjesëmarrës në punëtorinë Design Thinking Lab ishin studentët e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, të cilët përmes sesioneve interaktive të metodologjisë Design Thinking dhe qasjes inovative praktikuan se si mund të zgjidhin probleme për sfida reale.
Eksperienca në këtë punëtori, i pajisi pjesëmarrësit me aftësi të vlefshme dhe inovative për të ardhmën e digjitalizuar.
Kurse, atmosfera pozitive dhe puna ekipore e bënë këtë punëtori më të kompletuar dhe frytdhënëse për pjesëmarrësit.