Për të eksploruar Qëllimet Evropiane për të Rinj dhe për të njohur 11 prioritetet që udhëheqin politikat rinore në të gjithë Evropën, të rinjët nga Prizreni me plot entuziazëm u mblodhën në hapësirat e organizatës THY.

Punëtoria shërbeu për vetëdijesim, reflektim, angazhim dhe veprim ndaj të rinjëve, për t’u formësuar në profesion dhe për t’u zhvilluar personalisht.

Përmes diskutimeve dhe aktiviteteve bashkëpunuese, pjesëmarrësit paten mundësi të ndajnë sfidat e tyre për ndërtimin e së ardhmes, e po ashtu u informuan për mundësitë që ofron programi Erasmus +.

Leave a Reply