Në ambientet e organizatës THY, u mbajt punëtoria një ditore “Rethinking Learning”, punëtori kjo që nxit të rinjët për të menduar ndryshe e jashtë të zakonshmes. Kjo ngjarje nuk ishte vetëm një punëtori, por një ftesë për të menduar jashtë kornizave, për të sfiduar rutinën dhe për të imagjinuar edukimin si një proces të gjallë dhe të lidhur me jetën.

“Gjërat më të mira ndodhin kur guxojmë të mendojmë ndryshe”, kjo ishte motoja e punëtorisë përmes së cilës u synua të ndryshohet qasja, të rritet fleksibiliteti e empatia, dhe të ketë më shumë guxim për të ndryshuar botën nga të rinjët e komunës së Prizrenit. Përmes diskutimeve të ndryshme dhe aktiviteteve kreative, pjesëmarrësit përpos energjisë pozitive fituan dhe njohuri të reja nga edukimi joformal.

Leave a Reply