Të rinjët e komunitetit turk nga qyteti i Prizrenit ishin pjesë e punëtorisë “Teamwork makes the dream work”, në të cilën u theksua vlera e bashkëpunimit dhe fuqia e punës ekipore për të arritur rezultate të shkëlqyera.


Përmes aktiviteteve interaktive, pjesëmarrësit mësuan faktorët kryesor që ndikojnë në punën e suksesshme ekipore, si dëgjimi, mbështetja dhe mirëkuptimi ndaj njëri – tjetrit.


Të rinjët u larguan nga punëtoria një ditore me njohuri të reja rreth funksionimit të punës ekipore, më të sigurt dhe më të motivuar për t’i aplikuar ato në çdo sferë.

Leave a Reply