OJQ THY fton profesionistët e fushës së Foto dhe Video Editimit që të aplikojnë për rolin e trajnerit/es për trajnimin që do të zhvillohet në kuadër të programit tonë të edukimit dhe zhvillimit profesional.

Detyrat e Trajnerit/es:

  • Planifikimi dhe zhvillimi i moduleve të trajnimit për foto dhe video editim;
  • Mbajtja e seancave trajnuese me praktika dhe ushtrime interaktive;
  • Orientimi i pjesëmarrësve në përdorimin e softuerëve dhe teknikave më të avancuara për editim;
  • Monitorimi i përparimit të pjesëmarrësve dhe dhënia e feedback-ut konstruktiv.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Eksperiencë e dëshmuar në foto dhe video editim;
  • Njohuri në programet kryesore të editimit si Adobe Photoshop, Lightroom, Premiere Pro, Final Cut Pro, ose alternativa të tjera profesionale;
  • Aftësi të mira komunikimi dhe prezantimi;
  • Eksperiencë në trajnimin ose mentorimin e të rinjve do të konsiderohet avantazh.

Afati i aplikimit: 10.06.2025

Si të aplikoni:
Dërgoni CV-në tuaj në emailin: info@ojqthy.org me subjekt: “Aplikim për Trajner Foto dhe Video Editim” ose në zyret tona në rr. Ismet Jashari Kumanova nr. 106, Prizren.

Leave a Reply