Furnizim me Smartboard Interaktiv
OJQ THY fton operatorët ekonomikë të interesuar të paraqesin ofertat e tyre për furnizim me Smartboard Interaktiv, në përputhje me specifikimet teknike të përcaktuara më poshtë. Pajisja do të përdoret për aktivitete edukative, trajnime, punëtori në kuadër të aktiviteteve të Qendrës për Arsim dhe Edukim të të Rinjve dhe të Rriturve në Prizren.
Specifikimet teknike minimale
Objekti i kësaj kërkese për ofertë është furnizimi me një Smartboard Interaktiv për nevojat e OJQ “THY” dhe funksionalizimin e aktiviteteve edukative dhe trajnuese në Qendrën YALEC.
- Smartboard / Display Interaktiv
- Madhësia e ekranit: 75″
- Rezolucioni: 4K UHD
- Lidhje: HDMI, USB, Wi‑Fi, Bluetooth
- Altoparlantë të integruar
- Përfshirë stilolaps interaktiv dhe montim në mur ose stand
Oferta duhet të përmbajë:
- Çmimin total me TVSH
- Afatin e furnizimit
- Specifikimet teknike të produktit
- Validitetin e ofertës
Dorëzimi i ofertave
Ofertat duhet të dorëzohen në mënyrë elektronike në email adresën: info@ojqthy.org Vetëm ofertat e pranuara brenda afatit të përcaktuar do të shqyrtohen.
Autoriteti kontraktues rezervon të drejtën të anulojë këtë procedurë ose të mos përzgjedhë asnjë ofertë pa obligime shtesë ndaj operatorëve ekonomikë.
