Për hartimin e Strategjisë së OJQ THY

OJQ THY shpall thirrje të hapur për angazhimin e një eksperti/e me përvojë për të udhëhequr procesin e hartimit të strategjisë shumëvjeçare të organizatës.

Qëllimi i angazhimit

Qëllimi i kësaj thirrjeje është përzgjedhja e një eksperti/e i/e cili/a do të ofrojë udhëheqje metodologjike dhe përmbajtësore në procesin e zhvillimit të strategjisë së re të OJQ THY, për të forcuar ndikimin dhe qëndrueshmërinë e organizatës në fushat e saj të punës me të rinjtë dhe të rriturit.

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Analiza e dokumenteve ekzistuese të organizatës dhe kontekstit aktual të veprimit
  • Hartimi i një plani të detajuar të procesit strategjik, përfshirë përfshirjen e stafit, bordit, partnerëve dhe përfituesve
  • Organizimi dhe lehtësimi i takimeve/konsultimeve me aktorët përkatës
  • Draftimi i dokumentit strategjik me objektiva të qarta, rezultatet e pritshme, indikatorë dhe plan veprimi
  • Prezantimi i dokumentit final për miratim nga organizata

Kualifikimet e kërkuara

  • Diplomë universitare në fushat relevante (shkenca sociale, menaxhim organizativ, zhvillim strategjik etj.).
  • Përvojë e dëshmuar në hartimin e strategjive
  • Njohuri të thella për sektorin e rinisë dhe arsimit joformal në Kosovë
  • Aftësi të shkëlqyera analitike dhe komunikuese
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të respektuar afatet

Afati dhe mënyra e aplikimit

Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë:

  • CV-në e përditësuar;
  • Shembuj të dokumenteve strategjike të hartuara më parë (ose referenca);
  • Ofertën financiare;
  • Planin e punës së propozuar dhe kohëzgjatjen e angazhimit.

Afati i fundit për aplikim: 06 qershor 2025
Dërgoni aplikimin në: info@ojqthy.org

Leave a Reply