OJQ THY në bashkëpunim me organizatën QIPS (Qendra për Informin dhe Përmirësim social)  ka organizuar aktivitete te ndryshme në kuadër të Javës për ndërgjegjësimin e shëndetit mendor  “Terapia e Artit”. Aktivitetet e realizuara gjatë kësaj jave kanë trajtuar shëndetin mendor që paraqet aspektin thelbësor të mirëqenies së përgjithshme të një personi. Nëpërmjet diskutimeve interaktive dhe punës në grupe, pjesëmarrësit e kishin mundësinë të mësojnë e diskutojnë përvojat e tyre lidhur me këtë tematikë. Facilitatorët gjatë këtyre punëtorive kanë ndarë me pjesëmarrësit përvojat e fituara në kuadër të projektit “Journey to Youth Well-being: Hope to Overcome Covid Baggage” projekt ky i realizuar në kuadër të programit Erasmus+.

Leave a Reply