Subjekti: | Furnizim me mobilje për Qendrën për Mësimin dhe Arsimimin e të Rinjve dhe të Rriturve |
Klienti: | OJQ THY |
Lokacioni: | Rr. Ismet Jashari Kumanova, Nr. 106, 20000 Prizren, Republika e Kosovës |
Afati për aplikim: | 10.03.2024 |
Kontakti në e-mail: | info@ojqthy.org |
INFORMACIONE TË PËRGJITHSHME
OJQ “THY” është organizatë joqeveritare dhe jofitimprurëse e cila ka për qëllim të kontribuojë në drejtimin e energjisë rinore duke inkurajuar tolerancën dhe mirëkuptimin në mes rinisë, duke promovuar bashkëpunimin, komunikimin dhe integrimin me të rinjtë në Evropë. OJQ THY do të themelojë qendrën e parë për mësimin dhe arsimimin e të rinjve dhe të rriturve në Kosovë, bazuar në modelin e shkollave popullore gjermane, projekt ky i financuar nga DVV International.
Për themelimin e qendrës së lartpërmendur, OJQ THY ka nevojë të sigurojë pajisje për zyrë dhe klasa. Me këtë rast, ju bëjmë thirrje për ofertë për pajisjet në tërësi apo të pjesshme:
1. | Dollapë | 2 COPË Përmasat: 120cm gjerësia x 200 cm lartësia x 40cm thellësia (Dollapet të mbyllen me celës, një pjesë e hapur – raft për libra) 1 COPË Përmasat: 86cm gjerësia x 247cm lartësia, 27.5cm thellësia 1 COPË Përmasat: 1.40 gjerësia x 90cm lartësia, 30cm thellësia 1 COPË Dollapë me ndarje të cilat mbyllen me celës | |
2. | Raftë | 3 | Raftë ndarës për libra |
KORNIZA KOHORE: 01.03.2024 – 10.03.2024
Furnizimi me pajisje do të fillojë menjëherë pas nënshkrimit të kontratës së shërbimeve në mes të OJQ THY dhe kompanisë së përzgjedhur. Mënyra e pagesës do të përcaktohet qartë në kontratën e nënshkruar nga të dyja palët. Transporti dhe montimi i pajisjeve deri në zyrat e OJQ THY duhet të përfshihet në çmimin e ofertuar.
Ofertuesi së bashku me ofertën duhet të dorëzojë:
- Certifikatën e regjistrimit të biznesit
- Çmimet duhen të kuotohen në euro
- Oferta duhet të jetë e specifikuar me çmime të ndara sipas pajisjeve
- Në ofertë të ceket garancioni i pajisjes
- Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë së paku 7 ditë nga data e mbylljes së Ftesës për Ofertë
Ofertat e dorëzuara pa çmime të specifikuara si dhe jashtë afatit të përcaktuar nuk do të merren parasysh.
Kriteret e përzgjedhjes së ofertës janë si vijon:
- Plotësimi i specifikacionit të kërkuar
- Afati i garancionit më i gjatë
- Pas plotësimit të specifikacionit: Çmimi më i volitshëm
SHPREHJA E INTERESIMIT PËR APLIKIM
Dokumentacioni i kompletuar duhet të dorëzohet në email adresën: info@ojqthy.org ose në zyret e OJQ THY, në adresën: rr. Ismet Jashari Kumanova, nr. 106, Prizren, jo më vonë se 11 mars 2024, ora 16:00.